Lajme

Sulmohet kolona e OKB-së në Liban, vritet një ushtar irlandez

12/15/2022 09:03
nga:Astrit Gashi

Një ushtar irlandez u vra në misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Bejrut pasi një kolonë me dy automjete të blinduara me tetë ushtarë u qëllua me zjarr, njofton ushtria irlandeze, siç raporton Reuters . Një tjetër ushtarak irlandez është në gjendje të rëndë pas operacionit. Dy ushtarë të tjerë po trajtohen për lëndime të lehta.

“Ushtria irlandeze mund të konfirmojë vdekjen e një prej personelit tonë, i cili ishte pjesë e misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban”, postoi Ushtria Irlandeze në Twitter.

Ministri irlandez i Mbrojtjes Simon Coveney, i cili ndodhet në Nju Jork për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se do të takohet sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres për të diskutuar incidentin