Lajme

Sot në Bruksel mbahet samiti i liderëve të BE-së, tema kryesore është Ukraina dhe Ballkani

12/15/2022 08:51
nga:Astrit Gashi

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot në një samit në Bruksel për luftën me Ukrainën, krizën energjetike dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të bllokut.

Këshilli Evropian do të shqyrtojë vazhdimin e ndihmës politike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe rivendosjen e infrastrukturës jetike në atë vend me qëllim tejkalimin e kushteve të dimrit, u njoftua në faqen e internetit të Komisionit Evropian.

Në samit duhet të konfirmohen konkluzionet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe statuset kandidate për Bosnjë-Hercegovinën, të cilat u miratuan nga Këshilli i BE-së të martën si dhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.