Kaos i paparë në rrugët e Francës ishte mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes mes Marokut dhe Francës.
Një 13-vjeçar ka mbetur i vdekur në një përleshje mes tifozëve të Marokut dhe Francës në Montpellier pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës në të cilën “Gjelat” festuan me 2:0, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas autoriteteve lokale, djali është përplasur nga një makinë. Siç raporton “Daily Mail”, ky 13-vjeçar ka qenë pjesë e një grupi tifozësh marokenë që kanë tentuar të heqin flamurin francez nga makina e një personi. Mirëpo, shoferi vendosi të mos ndalej, u kthye për të ikur nga i gjithë grupi dhe e përplasi djalin me origjinë nga Maroku.
Raportohet për shumë të lënduar të tjerë pas përplasjeve të mëdha që nodhen atje.
/GazetaBlic Sport/