Lajme

Krasniqi: Vendosje e barrikadave, organizim i bandave kriminale që janë të diktuara nga Vuçiq

12/14/2022 22:08
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai tha se muajt e fundit Kosova ka kaluar nga kriza në krizë, sipas tij, kjo ka vetëm një fajtor që është pala serbe për të cilën tha se janë duke nxitur dhunë.

Por Krasniqi theksoi gjithashtu se nëse Kurti do të kishte dëgjuar këshillat e perëndimit për targat, atëherë sot Kosova do të ishte më e fokusuar tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“E vërteta është se në muajt e fundit për fat të keq kemi kaluar nga kriza në krizë, kryesisht në raportin me Serbinë. Kjo ka ndikimin në pjesën veriore. Vendosje e barrikadave, ky organizim i bandave kriminale që janë të diktuara nga vetë Vuçiq, janë pa asnjë ekuivok përgjegjësi e shtetit serb. Kanë si qëllim sovranitetit e shtetit të Kosovës. Por nëse kthehemi pak javë më para ka bërë disa gabime edhe qeveria e Kosovës. Nëse do të kishin dëgjuar këshillat e dhëna nga miqtë tanë perëndimorë për targat, sot Kosova do të ishte më e fokusuar në zgjidhjen përfundimtare se në situatën ku jemi sot”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Krasniqi theksoi se në gjithë këtë situatë e gjithë politika e Kosovës është e bashkuar, pavarësisht se, sipas tij, nuk ka asnjë qasje nga ana e Kurtit për të afruar partitë opozitare.

“Në raport me Serbinë ne gjithmonë jemi një jemi bashkë, pasi ka rëndësi vetëm interesi i vendit, interesi i qytetarëve. Në momentin kur filloi përshkallëzimi unë i kam shkruar një letër kryeministrit ku jo vetëm i kam dhënë mbështetjen time por edhe të PDSH-së. Nuk ka asnjë kërkesë nga qeveria për të arritur ndonjë konsensus. Për ne ka rëndësi që forcat e Policisë së Kosovës të kenë mbështetjen e plotë”, tha Krasniqi./abcnews.al/