Lajme

​Presidentja Osmani nesër bën adresimin vjetor

12/14/2022 21:32
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka planifikuar që nesër në orën 09:30 të mbajë adresimin vjetor para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se nesër në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës.