Të gjitha kartëmonedhat 2 euroshe nuk do të jenë të pranuara në gjitha hapësirat e Prishtina Parkingut për të bërë pagesa.
Një vendim i tillë po arsyetohet se u bë pasi në treg ka qarkullim të shumtë të kësaj monedhe falso.
Si shkak i kësaj, nga kjo ndërmarrje thonë se po dëmtohen me mijëra euro.
”Ky vendim është jo afatgjatë dhe është marr për të minimizuar e ndaluar humbjet që mund t’i shkaktojnë kompanisë paratë false, diku 70 deri në 100 euro në ditë e që po të mblidhen në një vit arrin shifrën e 30-40 mijë eurove”, thanë nga Prishtina Parking.
Ndërsa, Prishtina Parking njofton se në fillim të 2023-tës do të furnizohen me pajisjet digjitale të cilat do të mundësojnë identifikimin e të gjitha kartëmonedhave false.