Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, pritet të shpallen ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se përveç shpalljes ‘non grata’, për këta zyrtarë do të ketë edhe procedime penale.
“Ambasadori i ri i SHBA-ve do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim. Yuri Kim do iu duket lule këtyre, do iu duket si avokate, kur të ndeshen me prokurorin e ri që do të vijë nga Uashingtoni. Në dijeninë time, në listën e ardhshme për persona non grata, janë zyrtarë shumë të lartë socialistë.
Është nga krahu i majtë, aktual të nivelit të lartë.
Nga ana tjetër, do ketë hapa që përveç listës së ‘non gratave’, emrat e listës ‘non grata’ të shoqërohen edhe me procedime penale”, theksoi ai.


