Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka takuar sot zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
Ajo thotë se Serbia ka gatishmërinë e plotë për të vazhduar dialogun me Kosovën.
Sipas saj, ajo që është kyçe për vazhdimin e dialogut dhe për të punuar në marrëveshjet e ardhshme të mundshme është zbatimi i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara dhe zbatimi i tyre në terren.
Brnabiq tha se në radhë të parë i referohet formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, “duke pasur parasysh se po i afrohemi dhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe se ende nuk është formuar”, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Madje, ajo tha se “arrestimi i pjesëtarëve të kombësisë serbe pa asnjë provë apo akuzë paraqet shkelje të të gjitha normave civilizuese”.


