Kupa e Botës 2022

Të “fiksuar” pas tij, në Francë mendojnë t’i vendosin emrin “Giroud” një stadiumi

12/14/2022 18:13
nga:Lorik J

Olivier Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren e Francës pasi ka 53 gola të regjistruar në emrin e tij. Sulmuesi francez, i cili luan sonte kundër Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, mbetet protagonist absolut i përfaqësueses.

Sulmuesi i Milanit, dikur te Chelsea dhe Arsenal, po kalon një vit të mrekullueshëm në aspektin sportiv. Ai shënoi gola të rëndësishëm me AC Milan sezonin e kaluar dhe fitoi trofeun Scudetto me kuqezinjtë. Giroud vazhdoi ta mbante atë vrull dhe në sezonin e ri, gjithashtu edhe në ekipin kombëtar.

Sipas L’Equipe, skuadra franceze Tours, (Giroud luajti për Tours nga viti 2008 deri në 2010 në Ligue 2) po mendojnë t’i vendosin stadiumit të tyre emrin e yllit të Milanit. Ideja thuhet se ka ardhur nga Christophe Bouchet, i cili është një ish-president i Marsejës dhe ish-kryetar i bashkisë së Tours.

(BalkanWeb)