Lajme

Prej sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore me vetëm një asamblist serb, 12 shqiptarë e dy boshnjakë

12/14/2022 13:32
nga:N M

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore sapo kanë kryer betimin solemn sot.

Në mesin e asambleistëve që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb, shkruan “Mitropol”.

Kjo ishte vetëm një mbledhje e rregullt e Kuvendit Komunal, e njëmbëdhjeta e radhës, pas dorëheqjes së asamblistëve nga Lista Serbe.

Policia: E trajtuam dhe i dërguam ilaçe ish policit të arrestuar – kjo është gjendja në veri