Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka publikuar komentin që i ka bërë një qytetar në Facebook, i cili thotë se është militant i VV-së, raporton Gazeta Blic.
Me gjuhë të ulët, ai i ka shkruar se nuk i kanë zbuluar vrasjet që i ka bërë SHIK-u e PDK-së, të cilin e ka përcjellë me të qeshura.
Mustafa ka publikuar një postim të tij me një këngë për vetëvendosjen, derisa ka thënë se vetëm i mallkuari të mallkon dhe i gëzohet fatkeqësisë së tjetrit, duke shtuar se të tillë janë këta frikacakë.
Postimi i tij i plotë:
Ja komenti tipik i një militanti të VV-së, plot mburrje e të qeshura.
Vetëm i mallkuari të mallkon dhe i gëzohet fatkeqësisë së tjetrit. Të tillë janë këta frikacak.


