Lajme

Pas aplikimit për në BE, deputeti i VV-së paralajmëron heqjen e tërësishme të kufirit me Shqipërinë

12/14/2022 12:40
nga:G B

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, e ka quajtur ditë historike aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj, ai ka thënë se hapi i ardhshëm është heqja e tërësishme e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Postimi i tij i plotë:

Ditë historike dhe hap i rëndësishëm drejtë integrimit të Kosovës në BE.

Zoti na dhashtë lehtësi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për vendin tonë!

Hap i ardhshëm: heqja e tërësishme e kufirit Kosovë – Shqipëri.