Lionel Messi është me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës, tetë vjet më vonë.
Për të, në moshën 35-vjeçare, ndeshja kundër Francës apo Marokut do të jetë e fundit në Botëror. Vendimi dihej tashmë, por ai e konfirmoi pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur që e arrij këtë, për të përfunduar pjesëmarrjen time në Kupat e Botës me një prani në finale. Gjithçka që kam përjetuar në këtë konkurs është shumë emocionuese. Sigurisht që është Botërori i fundit, ka shumë vite për të kaluar deri në atë të radhës dhe nuk mendoj se do të jem në gjendje. Dhe përfundimi kështu është më i miri”, ka thënë Messi për gazetën Olé.
Në këtë kuptim, ai foli për rëndësinë e ngritjes së kupës të dielën: “E rëndësishme është arritja e objektivit të grupit, kjo është gjëja më e bukur. Jemi një hap larg pas shumë luftimeve dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të parë nëse është kjo herë”.
/GazetaBlic Sport/