Kombëtarja e Argjentinës do të luajë finalen e Kupës së Botës kundër Francës ose Marokut, pasi mundi 3-0 Kroacinë, me një gol të Leo Messit dhe dy të Julián Álvarez.
“Pleshti” arriti rekordin historik të pjesëmarrjes në 20 gola në historinë e Botërorit dhe kryeson listën.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 11 gola në historinë e Kombëtares së Argjentinës në Kupat e Botës dhe ka kaluar Gabriel Omar Batistutën dhe ka kontribuar me nëntë asistime. Ai kaloi Miroslav Klosen, Ronaldon, Gerd Müllerin dhe dhe Pelénë, të cilët kanë shënuar dhe aistuar në total në 19 raste.
Lista e lojtarëve me më shumë gola dhe asistime në historinë e Kupave të Botës:
Lionel Messi 20: 11 gola dhe 9 asistime
Miroslav Klose 19: 16 gola dhe 3 asistime
Ronaldo: 19: 15 gola dhe 4 asistime
Gerd Müller 19: 14 gola dhe 5 asistime
Pelé 19: 12 gola dhe 7 asistime