Analisti politik Gazmir Raci, vlerëson se tani është momenti i duhur që Kosova ta dërgojë aplikimin e vendit kandidat për t’u anëtarsuar në Bashkimin Evropian.
Raci, thotë se si procedurë në raste normale mund të zgjasë nga tre deri në pesë vite.
“Unë konsideroj se është momenti i përshtatshëm edhe për shkak të Ukrainës, që Kosova ta dërgojë aplikimin për statusin e vendit kandidat. Si procedurë në raste normale mund të zgjasë nga tre në pesë vite, ku Bashkimi Evropian mund të japë një mendim pozitiv”, ka thënë Raci.
“Unë besoj angazhimi jonë më i madh në dialogun e Brukselin do ta shtyjë edhe çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën në Bashkimin Evropian. Edhe në MSA kemi pjesën e dialogut dhe në kuadër të zbatimit të MSA e kemi pasë kusht dialogun dhe progresin që na duhet ta arrijmë për ta arritur zbatimin e planit të MSA-së”.


