Lajme

LAJMI I FUNDIT / Kurti në këtë orë pret Escobarin e Lajçakun

12/13/2022 14:38
nga:N M

Kryeministri i Kosovës në orët e pasdites në zyrën e tij do të pres në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba, raporton Gazeta Blic.

Njoftimin e ka bërë zyra për media e kryeministrit.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 13.12.2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:30