Pas fitores befasuese ndaj Argjentinës, duke hapur fazën e grupeve të Kupës së Botës, shumë shpejt u përhap lajmi për çmimet e mëdha që do të ishin ndarë për lojtarët e Arabisë Saudite.
Nga mallrat luksoze si makinat Rolls Royce dhe orët Rolex, në një vlerë monetare prej 500 mijë eurosh… shpërblime që sauditët, në fund të fundit, nuk i morën, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jo, jo, jo”, është përgjigjur me nxitim presidenti i federatës së futbollit të Arabisë Saudite. “Ata luajtën për krenarinë e kombit. Ata patën nderin të ishin në një ndeshje historike kundër Argjentinës”, shtoi Yasser Al-Misehal në një intervistë për gazetën Marca.
“Këto thashetheme nuk janë të vërteta. Por ata kanë marrë një premie normale për këto situata dhe që është e rregulluar. Gjithsesi, ata nuk luajtën për çmimin, por për vetë historinë. Shumë prej tyre u bënë futbollistë shumë të njohur pas asaj ndeshje”, pohoi ai.
/GazetaBlic Sport/