Lajme

Beogradi me kërkesë të re Kosovës për të vizituar Dejan Pantiqin

12/13/2022 13:02
nga:Astrit Gashi

Oficeri ndërlidhës i Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviçeviq, ka dërguar sot një kërkesë të re dhe një letër Prishtinës, duke kërkuar që të lejohet të vizitojë Dejan Pantiqin dhe kërkon që serbit të arrestuar t’i dërgohen urgjentisht barnat, duke pasur parasysh se ai ka sëmundje të zemrës dhe duhet të trajtohet gjatë gjithë jetës.

Në letrën e tij, në të cilën kishte përfshirë edhe përfaqësuesit evropianë në Kosovë, Paviçeviq ia ka bashkangjitur edhe listën e lirimit dhe ka dhënë një listë të detajuar të gjashtë medikamenteve që i nevojiten Pantiqit dhe që i janë përshkruar nga bordi mjekësor, duke pasur parasysh se ai së fundi kishte pësuar sëmundje në zemër dhe ka bërë operacion ku i është vendosur një stentë.

Dje, Paviçeviq gjithashtu kërkoi nga Prishtinës që ta lejojë të vizitojë Dejan Pantiqin, i cili u arrestua dhe u ndalua nga autoritetet e Kosovës më 10 dhjetor.