Kupa e Botës 2022

FIFA me rezultate pozitive në luftën kundër dopingut, asnjë rast pozitiv tek futbollistët e testuar

12/13/2022 10:42
nga:Mergim Rreci

FIFA bëri dje një bilanc të luftës kundër dopingut në Kupën e Botës, duke njoftuar se nuk kishte regjistruar asnjë rast pozitiv, pas 369 testeve të kryera në Katar.

Sipas FIFA-s, të gjithë lojtarët që ishin në fazën finale janë kontrolluar të paktën një herë në vitin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Mes katër gjysmëfinalistëve, çdo lojtar iu nënshtrua testeve, mesatarisht, 4.6 herë këtë vit.