Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë

12/13/2022 10:23
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka raportuar se dje janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, shtetas të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.

Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur disa panele alumini në një objekt në ndërtim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.