Lajme

Haradinaj flet pas takimit me Escobar: Kërkoi që të ulen tensionet dhe të hiqen barrikadat

12/13/2022 10:14
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka përfunduar takimin me Escobar dhe Hovenier dhe se ata janë mjaft të fokusuar në zhvillimet sidomos në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata kanë kërkesën eksplicite që të ulen tensione, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Ai ka shtuar se beson që angazhimi i SHBA-ve do ta shpëtojë situatën dhe të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep !