Kroacia dhe Argjentina përballen sonte në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Pritet të jetë ndeshje e jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Tradita është plotësisht e balancuar mes dy skuadrave që janë përballur pesë herë me njëra-tjetrën.
Nga dy fitore për Argjentinën dhe Kroacinë, ndërsa një tjetër ndeshje ka përfunduar në barazim.
Në nivelin e Kupës së Botës, të dy skuadrat kanë nga një fitore: Argjentina mbizotëroi 1-0 në 1998, ndërsa Kroacia fitoi 3-0 në 2018.