Sporti

Osmani: Palestrat janë shnëdrruar në fushëbeteja të tifozëve

12/12/2022 23:44
nga:Lorik J

Daulina Osmani, Zv Ministre e MKRS, në emisionin sportiv Var Sports Show në Tëvë1, mendon se palestrat janë shëndruar në fushëbeteja.

Dje në finalen e Superkupës së Kosovës, Torcida dhe Plisat shkaktuan incidente, me ç’rast u dëmtua palestra dhe kishte lëndime të pjesëtarve të Policisë dhe një tifozi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Palestrat sportive janë shëndruar në një fushëbetejë të tifozëve, të cilët kanë problemet e tyre personale çë të kontrollojnë emocionet dhe mënyren e përkërahjes së ekipeve të zemrës”, ka thënë Daulina Osmani.

Kujtojmë se FBK sot ka marrë vendimin që ndeshjet e ardhshme në basketboll do zhvillohen pa tifozë të organizuar.

/GazetaBlic Sport