Showtime

Olti Curri drejtuar Stresit: Mos ma fut emrin e heroit të Kosovës në muhabete fustanesh

12/12/2022 23:22
nga:L J

Opinionisti Olti Curri gjatë natës së sotme të Prime të Big Brother VIP Kosova, ka adresuar kritikat e tij për Stresin, pasi ky i fundit gjatë kësaj jave i kishte thënë Shotës për Xhulin, se ajo – “Nuk duhej të vishej (provokative), pasi që është mbesa e Jasharëve”.

“Të lutem Stresi se je njeri i protestave dhe i opozitave. Të lutem shumë mos ma fut emrin e heroit të Kosovës në muhabete fustanesh”, ka thënë Curri.

Kujtojmë se sonte në shtëpinë e Big Brother është kthyer edhe Andi, për të cilin u zbulua se nuk është eliminuar.