Showtime

Plot emocione e lot: MC Bekës i kumtohet lajmi për operacionin e suksesshëm të babait të tij

12/12/2022 22:32
nga:Genita C

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, MC Beka është ftuar për një bashkëbisedim me studion nga dhoma e rrëfimeve, brenda të cilës iu kumtua një lajm me rëndësi.

MC Beka e kuptoi se babai i tij e kishte kaluar me sukses operacionin e amputimit të gishtit, ndërsa nuk kanë munguar emocionet dhe lotët e gëzimit.