Kroacia me shumë gjasa do të luajë me Argjentinën me të njëjtin formacion që nisi ndeshjen me Brazilin.
Mund të ketë vetëm dyshime në sulm, nëse Mario Pasalic do të jetë sërish titullar, por trajneri i dha vlerësime shumë të larta paraqitjes së tij, veçanërisht në segmentin mbrojtës dhe ka një shans të madh për të luajtur sërish.
Livakovic do të mbrojë, Juranović, Lovren, Gvardiol dhe Sosa do të luajnë në mbrojtje, Modric, Brozovic dhe Kovacic në mesfushë dhe Pasalic, Kramaric dhe Perisic në sulm.
Sipas Jutarjni, përveç Pasalic, në garë për krahun e djathtë është përherë edhe Nikola Vlasic, ndërsa trajneri ende nuk e ka provuar Mislav Orsic në atë rol. Ai është sulmuesi më i shpejtë dhe më i gjallë, gjithashtu në formë të mirë, por stafi nuk e pa në krahun e djathtë.
/GazetaBlic Sport