Jules Kounde, mbrojtësi i Francës ka folur para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Marokut.
Franca dhe Maroku takohen në gjysmëfinale të Kupës së Botës të mërkurën nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kounde ka lavdëruar marokenët duke potencuar se janë kombëtare shumë e fortë – teksa ka thënë se ata nuk janë më befasi.
“Ne e dimë se ata janë një ekip që ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe tashmë ka mundur disa kombëtare të mëdha”, tha fillimisht Kounde në konferencë.
“Nuk është më një surprizë. Ata e meritojnë të jenë këtu, ata kanë bërë disa paraqitje shumë të mira. Mbrojtja? Ata janë shumë kompakt, kanë linja shumë të ngushta”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport