Lajme

“Etja e Serbisë për gjak po përcillet në gjenerata, Kosova të përgatitet për t’ia dhënë goditjen më të madhe se në ’99-ën”

12/12/2022 17:44
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli thotë se kërcënimet e Serbisë po bëjnë thirrje për pushtim të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Avdyli thotë se me veprimet e fundit serbët kanë synim zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre, teksa shton se etja për gjak është duke u përcjellur edhe në gjenerata e reja.

“Prandaj Kosova sot s’duhet të lekundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për tia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999”, shton Avdyli.

Shkrimi i plotë:

Kërcënimi Serb për kthimin e 1000 ushtarëve Serb në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.

Kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri.

Të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada,përmes një grushti kriminelesh ne veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptar ne jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Zatën etja e tyre për gjak, po përcillet edhe ne gjeneratat e reja.

Këtë e dëshmon edhe kënga që tregon mendjen e morbide të këtij kombi të mjerë –
UBIJ ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI.

Prandaj Kosova sot s’duhet të lekundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për tia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999.