Nicolas Tagliafico ka folur për përleshjet me holandezët në çerekfinalen e Botërorit, ndeshje që i dha kualifikimin Argjentinëspas gjuajtjes së penalltive.
“Ne nuk jemi robot, ne kemi emocione dhe këto janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë dhe do të vazhdojnë të ndodhin në ndeshjet e futbollit. Kjo tashmë është mënjanë, tani mendojmë për atë që kemi përpara”, tha Tagliafic , para se të pyetej nëse, pas asaj ndeshje, ai foli me ndonjë ish-bashkëlojtar të Ajax-it (Blind, Timber, Bergwijn, Berghuis apo Klaassen): “Jo, unë nuk kam folur me askënd”.
Fokusi total, pra, te kundërshtari gjysmëfinal: “Kanë kaluar katër vite nga ajo ndeshje me Kroacinë [humbje 0-3 në fazën e grupeve, në Botërorin 2018]… ka disa ngjashmëri, por edhe disa dallime. Edhe ne jemi një ekip tjetër, kemi lojtarë të tjerë. Do të jetë një lojë ndryshe nga kjo. Dhe Kroacia do ta përgatisë ndryshe. Ne e dimë se çfarë do të gjejmë, jemi në gjysmëfinale të një Botërori”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport