Kroacia do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Para këtij takimi, trajneri i Argjentinës, Scaloni ka marrë një lajm të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Scaloni konfirmoi në konferencën për shtyp se De Paul dhe Di Maria do jenë të gatshëm për duelin gjysmëfinal.
“Sot do të kemi një pasqyrë më të qartë se si janë, por në parim janë në dispozicion dhe do të munden të na japin një dorë pasi janë në formë të mirë fizike”, është shprehur Scaloni.
/GazetaBlic Sport/