Paris Saint Germain kërkon shërbimet e Jude Bellingham.
Sipas ‘El Nacional’, PSG është e gatshme të paguajë një tarifë më të madhe se 120 milionë euro të kërkuara më parë nga Borussia Dortmund për mesfushorin Jude Bellingham.
Bellingham është objektivi prioritar i shumë klubeve në vitin e ardhshëm, pasi ka bërë përshtypje si për klubin ashtu edhe për kombëtaren këtë sezon.
PSG është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mposhtur favoritët aktualë Liverpool dhe Real Madrid për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, është raportuar se paratë me shumë gjasa nuk do të jenë faktori kryesor që Bellingham të vendosë destinacionin e tij të ardhshëm.