Mesfushori i Angers, Azzedine Ounahi në radarin e Barcelonës.
Skuadra spanjolle është në kërkim të një mesfushori të ri dhe Ounahi është një nga zbulimet e Botërorit.
Mesfushori është vetëm 22 vjeç dhe çmimi i tij do të ishte i përballueshëm për ‘Blaugrana’.
Barça dëshiron që nënshkrimi të bëhet në këtë merkato dimërore për të forcuar ekipin dhe për të shmangur më shumë konkurrencë për lojtarin verën e ardhshme.
Mbetet të shihet nëse lojtari do kalojë në ‘Camp Nou’.