Lajme

Për shkaqe sigurie, mësimi në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri do të mbahet pjesërisht

12/12/2022 11:58
nga:G B

Mësimi në shkollën “Aziz Sylejmani”, në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës për shkaqe sigurie do të mbahet pjesërisht.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova, drejtori i shkollës “Aziz Sylejmani” Flamur Gacaferi.

“Për shkaqe sigurie sot nuk është mbajtur mësimi me tri klasat e ciklit të lartë, ndërsa punohet me ciklin e ulët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për nivelin e lartë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor, derisa ka shtuar se janë në kontakt me prindërit dhe se shpresojnë që nesër të normalizohet edhe procesi mësimor për ciklin e lartë.