Kupa e Botës 2022

Argjentina mund ta humbas portierin e parë në ndeshjen ndaj Kroacisë

12/12/2022 12:21
nga:E K

Argjentina rrezikon të jetë pa Emiliano Martinez në ndeshjen e nesërme gjysëmfinale ndaj Kroacisë.

FIFA ka hapur rastin ndaj portierit të Aston Villës dhe i njëjti rrezikon të dënohet me një ndeshje moslojë.

Krejt kjo pas një deklarate të tij pas ndeshjes me Holandës.

“Ky gjyqtar është i çmendur, arrogant. Për shkak se Spanja u eliminua, ai na donte edhe neve jashtë. Ai është gjyqtari më i keq në Kupën e Botës. Shpresojmë të mos e takojmë më, ai është i pavlerë”, tha portieri i Albicelesteve pas ndeshjes me Holandën.