Gareth Southgate po mendon largimin nga stoli i Anglisë.
‘Tre Luanët’ pësuan humbje 2:1 nga Franca dhe u eliminuan nga Kupa e Botës. Pas këtij eliminimi, duket se trajneri po mendon largimin nga stoli anglez.
“Këto turne marrin shumë nga ju, dhe unë kam nevojë për kohë për të reflektuar. Ne e kemi bërë këtë pas çdo turneu dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë.”
Ai shtoi: “Unë nuk dua të jem katër, pesë muaj më vonë duke menduar se kam bërë thirrjen e gabuar. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta bëjnë këtë gabim.”
Southgate ka kontratë më Anglinë deri në vitin 2024, por një dorëheqje e tij mund të ndodh.