Lajme

Dy gazetarë në Rudarë kanosen derisa ishin duke marrë pamje nga barrikadat

12/12/2022 11:05
nga:N M

Policia ka thënë se ata kanë raportuar se derisa kanë qenë duke marrë pamje nga barrikadat janë kanosur nga një person.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30. Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

“Me sabah” takohen shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës: Krejt çka diskutuan për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese