Maroku padyshim që është befasia më e madhe e këtij Kampionati Botëror.
Kombëtarja afrikane bëri çmendurinë jo vetëm duke kaluar grupet aty ku u eliminua Belgjika, por mposhti në fazat eliminuese edhe dy nga favoritët si Spanja dhe Portugalia, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë ishte një ish futbollist i cili kishte parashikuar që kjo kombëtare të arrinte deri në finale.
Samuel Eto’o para fillimit të këtij kampionati bëri parashikimin që habiti të gjithë duke thënë se Maroku do shkonte në finale aty ku do ballafaqohej sipas tij me kombëtaren e tij, Kamerunin.
Parashikimi i Eto’o për Marokun është ende “në lojë”, por Kameruni nuk arriti të kalonte fazën e grupeve.
Kështu e kishte parashikuar ish sulmuesi i Barcelonës fundin e Kampionatit Botëror.