Lajme

Përparim Rama reagon pas përleshjeve të “Plisave” dhe “Torcidës”: Sjellje të tilla janë të papranueshme

12/12/2022 08:28
nga:E K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas incidenteve në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, ku tifozeritë Plisat dhe Torcida u përleshën me përfundimin e pjesës së parë.

Rama tha se fitorja e Prishtinës mbeti “nën hije” pas veprimeve të tifozërive që ishin në palestër, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen
KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër!
Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar.
Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja postimi i tij:

/GazetaBlic Sport./