Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, për sulmuesin e Argjentinës, Lautaro Martinez, këtë edicion të Kupës së Botës dhe duket se forma e keqe do të vazhdojë deri në fund.
Sipas raportimeve të mediave, Lionel Scaloni duket se ka për qëllim të afirmojë talentin Julian Alvarez, në vend të “El toros”, i cili nuk është vendosur në asnjërin nga tre formacionet e testuara në stërvitjen e sotme.
Nga ana tjetër, për teknikun Lionel Scaloni duket se ka një “fije” shprese, pasi anësori Angel Di Maria, ka punuar ditën e sotme me shokët e tij të skuadrës dhe pritet ta nisi sfidën me Kroacinë si titullar.