Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, duhet të përballet me dyshimin e dy titullarëve përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Kroacisë.
Krahas mungesave të caktuara të Acunas dhe Montielit të skualifikuar, në fakt u krijuan paqartësi për kushtet fizike të De Paulit dhe Di Marias nga seanca e sotme stërvitore.
Trajneri do të konsultohet me stafin mjekësor dhe do të vendosë nëse do të përdorë dy lojtarët në ndeshje.
Ndërkohë sot u testuan edhe formacionet 4-3-3 edhe 3-5-2, me modulin e parë të privilegjuar nëse do të rikuperohej Di Maria.
/GazetaBlic Sport