Prezantuesja televizive Egzona Rafuna, e cila e ka shijuar ndjenjën e të qenit pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ka qenë ndër të ftuarit e Elita Rudit në emision “Talk Show” kushtuar Big Brother VIP Kosova.
Rafuna ka thënë se një nga banorët ka tendenca për të qenë lider i shtëpisë dhe sipas saj, ai është MC Beka.
“Një tendencë për me qenë lider po e shoh Bekën. Ndoshta për shkak të moshës dhe eksperiencës së tij në ekran e showbizz, kjo e bën atë më superior ndaj të tjerëve. Mendoj që kjo është ajo çka Beka mendon në raport me të tjerët”, ka thënë Rafuna.


