KB Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll.
KB Prishtina ka fituar në finale ndaj Trepçës me rezultatin 74-53, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Dardan Berisha u shpreh shumë i lumtur me triumfin e Prishtinës në Superkupë, teksa shtoi se janë në rrugë të mirë për më tepër triumfe.
“Çdo trofe e ka vlerën e vet, tani për mu është tepër me rëndësi që të përfundojë vitin me kupë. Jemi rrugës së mirë edhe për Kupën e Kosovës”, tha fillimisht Dardan Berisha për “Sport1”.
Ai më pas e potencoi se me mbrojtje të fortë e fituan këtë kupë.
“Normal që është e vështirë, motivi ka qenë shumë i madh dhe ajo na ka dhënë më tepër që të fitojmë. Për në një trofe shumë me rëndësi, e kemi menaxhu mirë lojen. Me mbrojtje e fituam ndeshjen, meritat janë për krejtë ekipin dhe tifozët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


