Lajme

Aksidentohet njëra nga veturat e eskortës së kryeministrit Kurti

12/11/2022 20:10
nga:G B

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit Albin Kurti, është aksidentuar sot, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se nuk ka qenë vetura në të cilën gjendej kryeministri dhe se nuk ka pasur të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu për Gazeta Blic.