Sporti

Prishtina mposht Trepçën dhe fiton Superkupën e Kosovës

12/11/2022 20:06
nga:Lorik J

KB Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll.

KB Prishtina ka fituar në finale ndaj Trepçës me rezultatin 74-53, shkruan GazetaBlic Sport.

Dustin Thomas dhe Derrick Willson shkëlqyen tek Prishtina me 18, respektivisht 16 pikë.

KB Prishtina dhe Trepça u takuan për herë të parë në një finale të Superkupës në basketboll dhe kryeqytetasit fituan këtë ballafaqim.

Kjo ndeshje nisi me sallën e stërmbushur me Plisat dhe Torcidat që krijon spektakël, por gjithçka u prish pas pjesës së parë – ku pati incidente mes dyja palëve.

Pjesa e dytë filloi pa praninë e tifozëve, pas reagimit të Policisë së Kosovës.

/GazetaBlic Sport