Sporti

Policia e Kosovës largon edhe Plisat nga palestra

12/11/2022 19:00
nga:Lorik J

Policia e Kosovës ka larguar edhe tifozerinë vendase, “Plisat” nga palestra.

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll – eskaloi situata mes tifozërive të pranishme në sallë, ku pati përleshje mes Plisave dhe Torcidave, përcjell GazetaBlic Sport.

Policia e Kosovës reagoi me ç’rast largoi dy tifozeritë nga salla.

Fillimisht u larguan tifozeria mysafire, teksa tani Policia po largon edhe vendasit.

Ja pamjet: