Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll – eskaloi situata mes tifozërive të pranishme në sallë.
Plisat dhe Torcidat u përleshën për disa sekonda, me ç’rast ende nuk ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes, për shkak të ekseseve, përcjell GazetaBlic Sport.
Momentalisht, Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka larguar nga salla tifozerinë mysafire, Torcida.
Rezultati i pjesës së parë ishte 28-23.
/GazetaBlic Sport


