Argjira Spanca është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit. Një prej tyre e ka pyetur: Kaq i ëmbël është gjithmonë Graciano apo nuk është ashtu si duket?
Argjira ka treguar se si të gjithë njerëzit dhe Graciano ka “huqet” e tij, por për të është e rëndësishme që ai e respekton dhe është shumë i dashur.
“Secili njeri ka huqet e veta, edhe unë te Graciano kam shumë gjëra që mbase nuk më pëlqejnë ose më bëjnë me nerva, ama kryesisht e rëndësishme është që është shumë i ëmbël, shumë i dashur, shumë i respektueshëm dhe më surprizon gjithmonë. Kështu që shumë shpejt ai do të bëjë publike, diçka shumë ‘cute’ që ma ka bërë surprizë mua”, është përgjigjur ajo me një video.