Anglia u eliminua dje nga Franca duke u mposhtur në çerekfinale me rezultat 2-1.
Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Harry Kane, i cili u bë ‘fytyra tragjike’ e “Tre Luanëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Kane realizoi një gol nga penalltia, por kishte mundësinë që ndeshjen ta dërgonte në vazhdime po të realizonte edhe penalltinë e dytë.
Pas kësaj Kane u pa tejet i mërzitur, kurse Pickford bëri një gjest të bukur, duke mos lejuar mediat t’a xhirojnë nga afër, pasi sulmuesi anglez po përjetonte çaste të këqija emocionale.
/GazetaBlic Sport/