Kupa e Botës 2022

Olivier Giroud: Jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër

12/11/2022 08:06
nga:E K

Franca arriti të mposhte me rezultatin 2 me 1, Anglinë në fazën çerek-finale, duke siguruar kështu, një biletë për në fazën gjysmë-finale të kompeticionit.

Disa fjalë pas ndeshjes i tha dhe autori i golit të dytë, Olivier Giroud, i cili e konsideroi përballjen me ishullorët, si një lojë të mrekullueshme.

Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne i dinim cilësitë e lojtarëve anglezë dhe gjithmonë u përpoqëm t’u përgjigjeshim atyre. Unë jam krenar për atë që ka bërë kjo skuadër dhe shpresoj se ata mund të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur”,- është shprehur Giroud, në fjalën e tij. /abcnews.al/