Lajme

Kusari: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që policia t’i mbrojë gazetarët?

12/10/2022 22:40
nga:Astrit Gashi

Juristja e të drejtë së mediave, Flutura Kusari, ka bërë një reagim pasi gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, ishte afër kur pati një shpërthim në veri, teksa po raportonte live nga atje.

“Edhe nje sulm fizik ndaj gazetareve, kesaj here ndaj atyre te Dukagjinit. Trondites. Sikur mjeti shperthyes te kishte shperthyer 2-3 metra me afer, gazetarja dhe kameramani do te mund te pesonin fizikisht.”, shkroi ajo në Facebook.

Kusari përmendi se dy sulme serioze ndaj gazetarëve ndodhën brenda 24 orësh, ndëra përmendi policinë që t’u sigurojë mbrojtje atyre.

“Cfare duhet te ndodhe me shume qe policia te zhvilloje protokoll te vecante sigurie per mbrojtjen e gazetareve qe raportojne nga sidomos nga veriu?”, shtoi Kusari.

“Gazetaret jo vetem qe kane te drejte te raportojne nga veriu, ata ne fakt e kane obligim. Vetem permes gazetareve ne mund te informohemi se cfare po ndodhe atje. Pa gazetare do te nenkuptonte qe qeveria dhe policia do te informonin publikun per zhvillimet atje”.

“Pervec policise, teper interesant qysh shumica e mediave (me ndonje perjashtim) hezitojne me i raportu sulmet ndaj gazetareve ose i raportojne ne nje link qe e fshehin ne website dhe kerkush s’mundet me gjete. Nje sulm ndaj nje gazetareje eshte sulm ndaj te gjitheve dhe duhet te jete ne balline me ore te tera. Solidariteti ne situata te tilla eshte gjeja me bazike qe mediat mund t’ia ofrojne njera tjetres”, përfundoi ajo.